ARKATANA

Furgoni me mall të kontrabanduar ndalohet në rrugën Viti – Gërlicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Në rrugën Viti – Gerlicë, njësitet e Task Forcës “Lindje”, kanë ndaluar një automjet të tipit furgon me targa vendore, që dyshohet që ishte hy në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Gjatë kontrollit në të janë gjetur: 40 thasë fara, me peshë nga 25 kg secili, gjithsej 1,000 kg dhe 50 pako kumbulla të terura, me peshë nga 10 kg secila, gjithsej 500 kg.

FIDANISHTJA

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/