ARKATANA

Ismajli: Gjahtarët e Gjilanit, me përvojën e tyre, janë model i ruajtjes së ekuilibrit natyror dhe i respektimit të ligjit në përpikëri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zotohemi se në qeverisjen tonë të ardhshme, Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani” dhe shoqata të ngjashme do të kenë mbështetjen e merituar institucionale ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Vizitën e radhës së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Krenar Xhaferin dhe kandidatët tanë për Asamble Komunale Muhadin Hazirin dhe Bedri Ajetin, e zhvilluam në Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani” së bashku me kryesinë e tyre, e cila është një organizatë e bashkuar rreth një qellimi të përbashkët, ku afër vetës numëron qindra anëtarë të jashtëzakonshëm të cilët luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e natyrës, mirëmbajtjen e faunës dhe jetës së egër në trevat tona.

Gjuetia dhe përgjegjësia ndaj mjedisit duhet të ecin paralelisht.

Eco Higjiena

Gjahtarët e Gjilanit, me përvojën e tyre, janë model i ruajtjes së ekuilibrit natyror dhe i respektimit të ligjit në përpikëri.

Zotohemi se në qeverisjen tonë të ardhshme, Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani” dhe shoqata të ngjashme do të kenë mbështetjen e merituar institucionale.

Sepse, bashkëpunimi me ta është i domosdoshëm për mbrojtjen e natyrës, për zhvillimin e turizmit malor e rural dhe për fuqizimin e qytetit tonë.

Ecim bashkë për fitore!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113