FIDANISHTJA

Luta dhe Arbëri në përkrahje të Nazim Mehmetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kaluam një takim shumë të ngrohtë me familjen Mehmeti, familjen e kandidatit tonë për Asamble Komunale, Nazim Mehmeti apo Nazim Atalanta, siç e njeh krejt Gjilani. Faleminderit nga zemra për mikpritjen e sinqertë dhe për mbështetjen e fuqishme që po i japin Nazimit dhe ekipit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Kjo familje është model i mirëfilltë i vlerave që e mbajnë gjallë qytetin tonë me shumë dashni për punën, me respekt për njerëzit dhe besim në të ardhmen e Gjilanit të ri.

Nazimi me numrin 28 në listën tonë fituese është njeri i fjalës, i drejtësisë dhe i përkushtimit për ndërtimin e politikave publike për Gjilanin e di.

Mobi Casa

Ai e njeh çdo cep të Gjilanit dhe e di mirë çka i duhet këtij qyteti të bekuar që të ecë përpara.
Me njerëz si Nazimi dhe me një familje të mrekullueshme si e tij, ne po ndërtojmë një Gjilan të ri modern, me përplot dinjitet dhe bashkim.

Bashkë kemi me e kthye besimin e njerëzve në politikë, me punë të ndershme dhe me zemër për qytetin tonë.

Faleminderit shumë për përkrahjen familja e madhe e Nazim Atalantës.

Do të jemi përherë bashkë në çdo betejë!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113