Eko Higjiena

Ismajli: “GEMS-MEKANIK” dëshmon se zhvillimi i qytetit tonë ndërtohet mbi mjeshtërinë, inovacionin dhe vullnetin e madh për punën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Livoç të Ulët bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Isa Musliji, patëm një vizitë shumë të veçantë në biznesin “GEMS-MEKANIK”, një ndërmarrje e cila me punë, njohuri dhe përkushtim të madh ka arritur të zhvillojë një gamë të gjerë veprimtarish prodhuese ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Nga prodhimi i orëve dhe stolive të çmuara, te përpunimi mekanik, formimi i metaleve dhe nxjerrja e gurëve dekorativë, ky biznes është model përkushtimi se si kreativiteti dhe puna e ndershme mund të kthehen në sukses të qëndrueshëm afatgjatë për Gjilanin tonë.

FIDANISHTJA

“GEMS-MEKANIK” dëshmon se zhvillimi i qytetit tonë ndërtohet mbi mjeshtërinë, inovacionin dhe vullnetin e madh për punën, duke sjellë vlera të reja ekonomike për të gjithë Gjilanin.

Në të ardhmen, do të jemi pranë bizneseve si “GEMS-MEKANIK”, sepse fuqia e projektit tonë për Gjilanin e ri qëndron te njerëzit punëtorë dhe ndërmarrës, që çdo ditë ndërtojnë me duart e tyre një të ardhme më të mirë për mirëqenien e familjes, shoqërisë dhe mbarë qytetit tonë.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113