Fundamenti

Isa Agushi, nga lufta për liri, te lufta për zhvillim

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në historinë e popullit tonë, janë disa njerëz që nuk kanë nevojë për prezantim – sepse emri i tyre është i lidhur me sakrificën, guximin dhe dashurinë për atdheun. Isa Agushi është një prej atyre burrave që, në kohën më të errët për Kosovën, u vu në shërbim të lirisë pa kërkuar asgjë në këmbim. Sot, në paqe, është koha që të gjithë ne t’ia kthejmë borxhin moral dhe politik – sepse vendit, dhe posaçërisht Gjilanit, i duhen njerëz të dëshmuar me vepra, jo me fjalë. Një jetë në shërbim të kombit thuhet në një shkrim të postuar nga BNA.

Postimi i plotë:

Isa Agushi ishte ndër të parët që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e vënë jetën në rrezik për idealin më të madh që ka një popull – lirinë. Ai nuk e bëri këtë për karrierë, as për lavdi personale, por sepse e ndjente se ishte përgjegjësi e brezit të tij ta çlirojë vendin nga robëria. Kontributi i tij gjatë luftës është i njohur dhe i dokumentuar – jo vetëm në fushëbetejë, por edhe në organizim, drejtim dhe frymëzim për bashkëluftëtarët.

Sot, vendit i duhen njerëz të tillë

Koha e pasluftës solli shumë sfida të reja për Kosovën dhe Gjilanin. Shpesh, në vend të idealistëve që e ndërtuan këtë liri me gjak, në pushtet erdhën oportunistët, duke harruar për çka u bë lufta. Sot, qytetarët janë të zhgënjyer me premtime boshe, projekte të mbetura në letër dhe me mungesën e një vizioni të qartë për të ardhmen.

Mobi Casa

Prandaj Isa Agushi nuk e kërkon votën si politikan, por si një njeri i thjeshtë, i sinqertë, që e njeh dhimbjen e qytetarit, që e kupton sakrificën, dhe që ka përvojë, integritet dhe guxim për të sjellë ndryshimin që e meriton Gjilani.

Platforma e tij është e qartë:

  • Zhvillim ekonomik real, me mbështetje për ndërmarrjet vendore, për bujqësinë dhe për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu, e jo të largohen.
  • Transparencë në qeverisje, me luftë kundër korrupsionit dhe me vendimmarrje që vjen nga qytetari.
  • Infrastrukturë moderne, që respekton nevojat e të gjitha lagjeve dhe fshatrave të Komunës.
  • Arsim cilësor dhe shëndetësi funksionale, sepse dinjiteti i qytetarit fillon aty.
  • Rikthimi i besimit në institucionet lokale, përmes qasjes njerëzore, komunikimit të hapur dhe shërbimit të barabartë për të gjithë.

Një lider që nuk ka nevojë të mësojë çka është sakrifica – sepse ai e ka bërë
Isa Agushi nuk është kandidat për t’u bërë i pasur, sepse pasurinë e tij më të madhe e ka dhënë tashmë – jetën e tij në shërbim të lirisë dhe kombit. Sot, ai vjen si një mundësi reale për ta ndërruar drejtimin e Gjilanit, për ta rikthyer shpresën dhe për t’ia kthyer qytetarit dinjitetin.
Ky nuk është vetëm një garë politike është një moment vendimtar për të zgjedhur mes të vjetrës që na ka mbajtur peng, dhe një rruge të re, të drejtë, të ndershme, të udhëhequr nga dikush që e njeh betejën dhe që nuk frikësohet nga përgjegjësia.

Tash është koha e Isa Agushit. Tash është koha që Gjilani t’i besojë një njeriu që nuk e tradhton as betimin, as besimin.
BNA 184