Ismajli në “Jaffa Plus”: Nga afër pamë një organizim të shkëlqyer pune, staf të përkushtuar dhe vizion të qartë për zhvillim
Gjilan – Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme nëpër bizneset tona, së bashku me kandidatet tona për Asamble Komunale Arzie Jusufi dhe Gresa Krasniqi Fazliu, vizituam kompaninë “Jaffa Plus”, një emër që tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë sonë dhe që ka arritur të fitojë besimin e konsumatorit me cilësi e seriozitet ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Nga afër pamë një organizim të shkëlqyer pune, staf të përkushtuar dhe vizion të qartë për zhvillim.
Biznese të tilla janë modeli më i mirë i përkushtimit se si me punë e me sakrificë ndërtohet një histori suksesi, duke e ngritur lart emrin e Gjilanit.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe respektin e veçantë.
Zotohemi që në të ardhmen, mbështetja jonë për “Jaffa Plus” dhe çdo biznes të ndershëm vendor do të jetë e plotë, sepse vetëm kështu ndërtojmë një Gjilan të ri më të zhvilluar e me më shumë vende pune për qytetarët tanë.
Mirënjohës dhe thellësisht falënderues për mikpritjen e ngrohtë!
BashkePerFitore
GjilaniPertej
ArberIsmajli #113



