Riad Rashiti nënshkruan deklaratën #ZOTOHEMPËRLOJË
Gjilan – Tashmë edhe kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, ka nënshkruar deklaratën #ZOTOHEMPËRLOJË .
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Gjilani më gjithëpërfshirës, më të barabartë dhe më të shëndetshëm për çdo fëmijë e të ri.
Ju ftojmë të gjithë qytetarët, prindërit, mësuesit dhe të rinjtë që të inkurajojnë kandidatët e tyre për kryetarë të bashkohen me këtë nismë dhe ta nënshkruajnë zotimin. Sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë komuna ku asnjë fëmijë nuk lihet anash!


