Hidromorava

Skandaloze, reagim qytetar nga Xhevat Bekteshi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari në largim me IT vizatime -nëpër vazhdën e dështimeve skandaloze)
Dje, stafi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan është urdhëruar nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, që të largohet punonjësit menjëherë nga objekti ku shërbejnë prej vitit 2000 – një hapësirë ku ofrohen shërbime jetike shëndetësore dhe sociale për qytetarët e Gjilanit ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Çfarë po ndodh realisht?

  • Një objekt që nuk është pronë e komunës, por e Ministrisë, po përdoret pa leje dhe pa vendim zyrtar për të vendosur kabinetin e kryetarit dhe stafit të tij.
  • Stafi i shëndetësisë po detyrohet të largohet pa afat të përcaktuar dhe pa dokumentacion të rregullt, duke rrezikuar seriozisht funksionimin e shërbimeve publike dhe të drejtën e qytetarëve për kujdes shëndetësor dhe social.
  • Largimi i paisjeve dhe dokumentacionit pa procesverbal mund të sjellë pasoja ligjore dhe dëme operative të mëdha.
    Kjo është një menaxhim i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm, që nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi!
    Qytetarë të Gjilanit, kini kujdes! Ky është vetëm fillimi i projektit të ri që synon të zhveshë komunën nga hapësirat e saj dhe të shkatërrojë shërbimet publike. Transparenca dhe respekti për ligjin duhet të jenë kryefjala, jo arroganca dhe vendimmarrje jashtë çdo norme.
    Ne kërkojmë:
    Respektimin e pronësisë së institucioneve dhe ligjeve në fuqi.
    Sigurimin që shërbimet shëndetësore dhe sociale të funksionojnë pa ndërprerje.
    Një proces të qartë dhe transparent për çdo vendim që prek jetën e qytetarëve.
    Mos lejoni që menaxhimi i dobët dhe vendimet arbitrare të dëmtojnë qytetin, ambientin, jetën dhe shëndetin tuaj!