Ismajli në vizitë tek “Tregu”, ata janë heronjtë e heshtur të Gjilanit tonë të cilët nuk flasin shumë
Gjilan – Bashkë me kandidatet tanë për Asamble Komunale, Driton Nuhiu dhe Florina Jerliu, vizituam Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”. Falënderuam nga zemra Kryeshefin Ekzekutiv, z. Avdyl Jerliu, dhe gjithë punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, të cilët me mund e përkushtim çdo ditë përkujdesen që qyteti ynë të jetë i pastër, i rregulluar dhe i denjë për secilin qytetar e vizitor ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Ata janë heronjtë e heshtur të Gjilanit tonë të cilët nuk flasin shumë por e kryejnë detyrën e tyre me shumë dashni për ambientin e përgjithshëm të Gjilanit.
Për ne, ky angazhim është një vlerë që duhet respektuar dhe mbështetur.
Në qeverisjen tonë të ardhshme, do t’i kemi dyert e hapura për bashkëpunim, sepse besojmë se një qytet i pastër është pasqyra më e mirë e kulturës dhe dinjitetit të një populli.
Gjilani meriton shumë më shumë, dhe së bashku do ta bëjmë Gjilanin e ri qytet për të cilin do të na kenë lakmi të gjithë.
BashkePerFitore
GjilaniPertej
ArberIsmajli #113



