Luta zyrtarizon pjesën e parë të riformatimit
Gjilan – Lutfi Haziri ka zyrtarizuar pjesën e parë të drejtorëve që edhe janë pjesë e riformatimit të përfolur tash e disa muaj. Naser Korqa, Nexhat Hajrullahu, Zijadin Maliqi, Agim Zuzaku e Ensar Kadriu janë drejtorët e parë të zyrtarizuar.
Në një konferencë për shtyp Lutfi Haziri ka bërë publike emrat e drejtorëve të rinj të LDK-së.
Haziri e ka quajtur të rëndësishme këtë ndryshime derisa ka thënë se LDK-ja po ofron kuadrot e nevojshme për të udhëhequr me qytetin e Gjilanit.
Haziri ka emëruar Naser Korçën (LDK) në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, të cilën detyrë deri tani e kryente Sokol Haziri i AAK-së.
Nexhat Hajrullahu (LDK) është caktuar drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, pozitë të cilën e kryente Muhamet Kastrati (AAK).
Zijadin Maliqi (LDK), është caktuar në drejtorin për Buxhet dhe financa, pozitë të cilën e ushtruesit Ilmi Limani.
Partia e Drejtësisë si partner i koalicionit do të udhëheq me Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, nga Ensar Kadriu.
Kurse në Drejtorinë Për Zhvillim Ekonomik, do të jetë drejtor Agim Zuzaku (AAK), i cili do ta zëvendësojë Ismajl januzin e LDK-së./rajonipress/


