Kushtrim Ibrahimi në lagjen Vishnjet: Bashkë me qytetarët, fitorja jonë e madhe do të vendoset më 12 tetor!
Gjilan – Faleminderit për mikpritjen lagja Vishnjet. Në takimin e sotëm, të mbajtur në lagjen Vishnje, të organizuar nga shoku ynë Zenel Arifi, u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët e kësaj lagjeje ka shkruar Kushtrim Ibrahimi.
Postimi i plotë:
Në këtë takim shpalosëm punët e kryera gjatë mandatit tonë të parë, veçanërisht në fushën e infrastrukturës:
- Asfaltimi i rrugës “Qefsere Salihu” dhe “Blerim Halili” – LOT 2, me vlerë 289,196.00€.
- Asfaltimi i rrugëve në lagjen Vishnje – Pjesa 1, me vlerë 194,672.95€.
- Asfaltimi i rrugëve në lagjen Vishnje – Pjesa 2 (Bashkëfinancim LOT 4), me vlerë 108,364.00€.
Gjithashtu, prezantuam programin tonë qeverisës për mandatin e dytë, duke dëgjuar me kujdes kërkesat dhe shqetësimet e banorëve, të cilat do t’i mbështesim në realizimin e tyre.
Në këtë takim ishim së bashku me Luan Aliun dhe kandidatin për asamble, Fadil Ademi dhe aktivisti jonë Jetgzon Bunjaku.
Bashkë me qytetarët, fitorja jonë e madhe do të vendoset më 12 tetor!
Alban Hyseni 105
Kushtrim Ibrahimi 13



