UBT

Ismajli në “AG-GLASS Sh.P.K.”, ka ngritur standardin e punës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë “AG-GLASS Sh.P.K.”, e cila me punën e saj ka sjellë inovacion dhe cilësi në qytetin tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Ajo që e bën këtë ndërmarrje të veçantë është xhamprerësja moderne, pajisje e teknologjisë së fundit, që e vendos këtë kompani në nivelin më të lartë të prodhimit dhe përpunimit të xhamit në nivel Republike.

Me këtë investim, “AG-GLASS”, ka ngritur standardin e punës, dhe është shndërruar në veprimtari të suksesit të bizneseve tona vendore.

Kjo është dëshmia më e mirë se me guxim, dije dhe vizion mund të ndërtohen kompani që i bëjnë nder Gjilanit dhe tërë Kosovës.

ARKATANA

Një falënderim i madh për drejtuesit dhe gjithë punëtorët e kësaj kompanie për mikpritjen dhe përkushtimin.

Ata na dëshmuan se puna e ndershme dhe besimi në të ardhmen janë çelësi i suksesit.

Zotohemi që do të jemi bashkë me bizneset vendore dhe do t’i jetësojmë mundësitë e tyre potenciale të zhvillimit.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113