ARKATANA

Qytetarët gjilanas duan një kryetar të përgjegjshëm, kurrsesi mashtrues e demagog

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët gjilanas thonë se po e përcjellin me vëmendje fushatën zgjedhore dhe janë të kënaqur që këtë here i kanë dy kandidat nga opozita, që mund t`i votojnë lirshëm. Kryetar rrencë, mashtrues, demagog dhe që nuk e njeh punën dhe ska lidhje me projekte e zhvillim në Gjilan nuk do të vijë kurrë më, shprehen ata të revoltuar.

Shumë qytetar të anketuar pothuajse e kanë një mendim të përbashkët, që kryetari i ardhshëm i Gjilanit, do të jetë me autoritet dhe i afërtë me qytetarin.

Ata thonë se u gabuan kur herën e fundit votuan në emër të gjoja ndryshimit i cili Gjilanin e solli në kolaps politik dhe ekonomik.

Ekremi një gjilanas 46 vjeçar thotë se kësaj radhe nuk do të gaboj gjatë votimit.

ARKATANA

”Fatmirësisht dy kryetarët e opozitës janë të mirë dhe secili prej tyre e vlen të jetë kryetar i ardhshëm i Gjilanit. Kam votuar kishe në emër të ndryshimit e kisha gabue tërësisht. Po kësaj radhe nuk gaboj sepse koha e mashtruesve rrencave ka për përfunduar” tha ky qytetar.

Shabani një tjetër gjilanas 53 vjeçar vlerëson se Gjilani ka nevojë për një kryetar aktiv, i dashur dhe i afërtë me qytetarët.

“Fatkeqësisht patëm një kryetar demagog i cili nuk e kish njohur aspak, as zhvillimin e as projektet. Kemi ngelur qyteti më i pa zhvilluar dhe pothuajse në Gjilan nuk është investuar aspak” tha ky qytetar.

Zahiri 65 vjeçar qytetar nga “Zabeli” thotë se ishalla kurrë nuk vjen një kryetar si ky i fundit.
“Kurrë s`është marrë me problemin tonë edhe pse kemi pasur mungesë të rrymës për katër vite rreshtë. Ish kanë kryetar i lodhtë dhe me dije të kufizuar, e i dashuruar në vetveten” tha Zahiri./rajonipress/