Mobi Casa

Ismajli: Atmosferë fantastike me njerëz të mrekullueshëm, me qytetarët e rrugës së Prishtinës dhe Kodra e Dëshmorëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bashkë me kandidatët për Asamble Komunale, Florina Jerliu, Gresa Krasniqi Fazliu, Sami Ahmeti, Drenushë Maloku Bejtullahu dhe Shpresa Kurteshi Emini, takuam qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve, ku përjetuam një atmosferë që të mbush me përplot vullnet, shpresë e besë për ndryshimin e madh dhe kthimin e demokracisë në qeverisjen e ardhshme në Gjilan.

Zemra e Gjilanit rreh fort kur qytetarët bashkohen me një zë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.

Fjalët e tyre, besimi dhe përkrahja e fuqishme që po na japin çdo ditë, janë garancia më e madhe se kjo është rruga e duhur.

Gjilani nuk do të mashtrohet më, nuk do të zhgënjehet më dhe koha është e jona, koha është e bashkëqytetarëve!

UBT

Faleminderit shumë për përkrahjen që po na shpërfaqni me zemër të hapur. Bashkë do ta kthejmë Gjilanin në shtëpinë që e duam të gjithë.

Gjilani i ri do të bashkë qeveriset me ju dhe vetëm për ju!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113