Arbër Emini: Kllokoti nuk do të jetë më i lënë anash – do të bëhet shembull i zhvillimit dhe i bashkëjetesës
Kllokot – Me mua kryetar të Komunës së Kllokotit, çdo qeveri e Kosovës do të investojë fuqishëm në bujqësi, infrastrukturë dhe mirëqenie sociale ka shkruar Arbër Emini.
Postimi i plotë:
Qytetarë të Kllokotit,
Për vite me radhë, pushteti i deritashëm i Listës Serbe e mbajti Kllokotin të izoluar dhe refuzoi çdo projekt që Qeveria e Kosovës ofroi për zhvillimin tonë.
Por kjo padrejtësi do të marrë fund!
Me mua kryetar të Komunës së Kllokotit, çdo qeveri e Kosovës do të investojë fuqishëm në bujqësi, infrastrukturë dhe mirëqenie sociale.
Kllokoti nuk do të jetë më i lënë anash – do të bëhet shembull i zhvillimit dhe i bashkëjetesës.



