Sinani premton ujë të pijshëm për fshatin Petrit
Kamenicë – Petriti do të bëhet me ujë të pijshëm. Kështu është thënë në takimin që ka pasur Begzad Sinani me Muhamet Suliqin drejtor në Hidromorava.
Begzad Sinani thotë se në bashkëpunim me NP Regjionale “Hidromorava” do të fillojë projektin për furnizim me ujë të pijshëm në Petrit.
Sinani këtë premtim e ka dhënë pas takimit që ka pasur me përgjegjësit e Hidromoravës.
Ndryshe sipas tij kjo ka qenë edhe kërkesë e kamotshme e qytetarëve të këtij fshati./rajonipress/


