Eko Higjiena

Në Kamenicë miratohet Buxheti Komunal për vitin 2026 dhe parashikimet për vitet 2027-2028

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka mbajtur vazhdimin e mbledhjes së nëntë të rregullt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, disa delegatë dhe pjesëmarrës të tjerë.

Në seancën e kaluar, në rend dite ishin këto pika për miratim:
Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal për vitin 2025.
Pyetje të legjislativit drejtuar ekzekutivit.
Propozim-vendim për miratimin e Buxhetit Komunal për vitin 2026 dhe parashikimet për vitet 2027-2028.
Propozim-vendim për buxhetimin e bashkëfinancimit dhe krijimin e kodit të ri për projektin “Ndërtimi i varrezave në fshatin Karaçevë e Epërme”, në bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe Shoqatës “Firishta”, Karaçevë e Epërme.

UBT

Të ndryshme.
Seanca vazhdoi nga pika e tretë: Propozim-vendim për miratimin e Buxhetit Komunal për vitin 2026 dhe parashikimet për vitet 2027-2028, e cila, bashkë me pikat e tjera, u miratua me shumicë votash.