Një profesionist si Omer Daku, i jep funksionalitet pozitiv Asamblesë Komunale
Gjilan – Omer Daku është figurë fort e njohur për gjilanasit pasiqë ka shërbyer dhe ka kryer disa pozita e funksione që lidhen pikërisht me hapësirat urbanistike të qytetit dhe mbrojtën e kësaj hapësire me çdo çmim. Është nga radhë te PDK-së dhe kudo që ka shërbyer ka lënë gjurmë të mira dhe edhe sot kujtohet koha e tij dhe azhuriteti profesional për ta pasur një Gjilan me natyrë të rregulluar urbanistike.
Vota për Omer Dakur, është votë për ekspertin, profesionistin, udhëheqësin dhe kryefamiljarin e mirë e të ndershëm, i qetë me urtësi të jashtëzakonshme dhe bindje profesionale, duke u bazuar në ekspertiza tashmë të verifikuara dhe përjetuara nga dora e tij.
Po pse hyri në këtë garë Omer Daku?.
“Puna ime dhe përvoja ime e dobishme, në shumë momente e raste delikate për Gjilanin më japin akoma vullnet, motiv e synim që të bashkohem në vallën e madhe të PDK-së, e cila po bënë një revolucion, për ta kthyer qeverisjen komunale në duart e sigurta. Do të angazhohem përherë që edhe në mandatin tim si kuvendar, të ruaj dhe avancojë me fanatizëm çdo hapësirë urbanistike, parqe, hapësira gjelbëruese, ndikim në rregullimin dhe mbikëqyrjen e ndërtesave, e banesave kolektive, duke ndalur njëherë e përgjithmonë anarkinë, e kohëve të fundit në këtë fushë” tha Daku.
Daku mendon se qytetarët gjilanas kësaj radhe kanë mundësi ta votojnë njeriun e duhur dhe që ka një ekspertizë shumë të drejtë e të sinqertë mbi Gjilanin dhe Anamoravën.
“Ju betohem se nuk do ju zhgënjej, përkundrazi angazhimi im është në favor të një Gjilani Evropian” tha Daku./rajonipress/



