Kushtrim Ibrahimi, njeriu i terrenit dhe shërbyes i sinqertë i detyrave publike
Gjilan – Kushtrim Ibrahimi është një nga drejtorët e qeverisjes komunale i cili ka qëndruar më së pakut në zyre dhe në vend të saj ai ka dalur në teren dhe ka kryer punë e shërbime komunale, në dobi të qytetarëve. Është i bindur se puna e tij e ndershme dhe korrekte, do të shpërblehet nga votuesit gjilanas.
Kushtrim Ibrahimi është një nga ata pak zyrtar lokal, që në fokus të punës së tij gjithmonë, e ka pasur qytetarin dhe kërkesat reale e të drejtë të çdo lagje a fshati.
Është një punëtor sa familjar, aq edhe i dobishëm për çdo komunitet dhe kjo punë e tij e palodhur dhe me angazhime të sinqerta në teren, e në vende të frekuentuara qytetare i japin epitetin e një zyrtari pozitiv dhe angazhues.
E kushtrimi flet me admirim për punët dhe shërbimet e kryera komunale.
“Jam përpjekur të jem në shërbim të njerëzve nevojli, të atyre që kanë halle, brenga e nevoja të veçanta. Kam punuar me dhe pa orar të caktuar, vetëm që të dali faqebardhë në këtë detyrë e drejtori, që kurrë nuk ndalen kërkesat dhe nuk plotësohen asnjëherë mjaftueshëm, nevojat ditore të banorëve” tha Ibrahimi.
Ndryshe, Kushtrim Ibrahimi është drejtor i shërbimeve publike dhe kandidat për Kuvend Komunal nga radhët e LVV-së, për çka shpreson dhe beson se do të arrijë të fitojë një mandat ose ulëse për të vazhduar dhe më tutje shërbimet ndaj qytetarëve pa dallim./rajonipress/



