Haliti në Drobesh: Mbështetja sa vjen e shtohet, dhe kjo na jep forcë për të ecur përpara me vendosmëri
Viti – Sonte u mirëprita ngrohtësisht në lagjen e Jasharajve, në Drobesh, në konakun e kandidates sonë Merita Jashari ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Atmosfera miqësore dhe pritja e sinqertë ishin dëshmi e vlerave të kësaj familjeje të nderuar dhe e besimit që njerëzit po tregojnë çdo ditë e më shumë.
Mbështetja sa vjen e shtohet, dhe kjo na jep forcë për të ecur përpara me vendosmëri. Çdo takim, çdo bashkëbisedim, është një dëshmi e qartë se qytetarët janë të gatshëm të kontribuojnë për ndryshimin që duam të sjellim.
Bashkë do të arrijmë më shumë, sepse bashkimi ynë është garancia e fitores dhe e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.




