Hidromorava

Haliti tek lagjja Zuka: Mbështetja juaj e fuqishme është për ne jo vetëm motivim, por edhe përgjegjësi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Sonte, së bashku me kandidatin tonë Ilir Zuka, pata nderin dhe kënaqësinë të jem pranë banorëve të lagjes me traditë të madhe në Pozheran, Lagjia Zuka ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

UBT

Kjo lagje ka qenë gjithmonë shembull i mikpritjes, bashkimit dhe besës, dhe sonte e dëshmoi përsëri këtë vlerë të madhe. Mbështetja juaj e fuqishme është për ne jo vetëm motivim, por edhe përgjegjësi që të punojmë me përkushtim të plotë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Faleminderit nga zemra për respektin dhe besimin tuaj. Bashkë do t’i realizojmë të gjitha synimet për zhvillim dhe mirëqenie!