Xhevat Bekteshi merr përkrahje nga figura të njohura publike
Gjilan – Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica, së bashku me kandidatin për anëtar të Kuvendit Komunal, Xhevat Bekteshin, zhvilluan takim me qytetarët e Livoçit. Në takim morën pjesë një masë e madhe qytetarësh si mysafir në përkrahje të kandidatit Xhevat Bekteshit, Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Dr.Halim Hajdari, Dr.Afrim Bekteshi, Dr.Veton Ukaj dhe kandidatët tjerë për Kuvend Komunal të Gjilanit. Elektorati i Livoçit u zotua se do ta votojë Xhevat Bekteshin, që ai të jetë zëri i tyre në Kuvendin Komunal.
Bekteshi premtoi:
•Pastrim dhe mirëmbajtje të lumit të Livoçit
•Ndërtim të një shkolle moderne me cilësi të lartë
•Standard dhe cilësi në infrastrukturë
•Bursa për studentë dhe përkrahje për nënat e reja
•Integrimin e Livoçit në zonën urbane të qytetit për zhvillim më të shpejtë dhe më shumë investime
•Zvogëlim të taksave komunale për familjarët dhe shtëpitë e tyre
Prof. Dr. Sadik Haxhiu e përshkroi Bekteshin si figurë kombëtare dhe profesionale, i përkushtuar gjatë gjithë jetës në shërbim të vendit dhe kombit.
Zotri Gagica si kandidat për Kryetar të Gjilanit, radhiti plotë probleme dhe ide se si do t`i çaset zgjidhjes së tyre.
Pati edhe pyetje të ndryshme nga qytetarët e Livoçit të cilët kërkojnë investime dhe përmirësime të jetës e ambientit në Livoç.
Elektorati i Livoçit u zotua se do ta votojë Xhevat Bekteshin, që ai të jetë zëri i tyre në Kuvendin Komunal.,,,174-2 !



https://www.facebook.com/100008298579387/videos/pcb.4396639587289284/770995865723519

