UBT

Haziri inspekton punimet në ndërtim të rrugës që lidh Gjilanin me Ranillugun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu me bashkëpunëtor të tjerë, kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e rrugës, që lidhë Gjilanin me Ranillugun, respektivisht Kamenicën përmes fshatit Përlepnicë.

Haziri ka thënë se kjo rrugë e cila investohet nga buxheti i Komunës Gjilani, shkurton rrugën për në Kamenicë për më shumë se 11 kilometra dhe është një arterie e mirë edhe për bashkatdhetarët gjatë të ardhmes.

“Jemi në inspektim të punimeve në rrugën që lidhë Gjilanin me Ranillugun, respektivisht Kamenicën përmes fshatit Përlepnicë. Kjo është rruga e parë ndër – regjionale. Financimi i këtij projekti bëhet 100 % nga buxheti i Komunës së Gjilanit dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve, duke shkurtuar rrugën për Kamenicë për 11 km. Gjithashtu shumë më e përshtatshme do të jetë kjo edhe për të marrë më shpejt pikën kufitare në Dheun e Bardhë. E shkarkon rrugën përmes fshatit Dobërqan dhe do të jetë një damar edhe për bashkatdhetarët, duke bërë shkurtimin e rrugës për në vendlindje. Në të njëjtën kohë po përcjellim edhe dinamikën e rrugëve që është duke u bërë në fshatin Shillovë dhe rrugë të tjera në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri ndër të tjerash.

Mobi Casa

Ai ka thënë se lloti i parë i hyrjes së madhe prej Gjilanit deri tek Fabrika e Baterive, do të investohet poashtu 100% nga Komuna e Gjilanit, ndërsa nga aty deri tek “Bunari i Përlepnicës” që është lloti i dytë, është në planet e Ministrisë së Infrastrukturës, për vitin e ardhshëm buxhetor.

Ndryshe, rruga që lidh dy komunat Gjilanin me Ranillugun është 2.2 km dhe ka një kosto buxhetore mbi 240 mijë euro, ndërsa afati për kryerjen e punimeve është 60 ditë, por operatori ekonomik është zotuar se puna do të përfundohet para kësaj kohe./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.