UBT

Ismajli: Atmosferë mahnitëse me njerëz fantastik, në Cërnicë, Kravaricë, Gumnishtë dhe Vrapqiq

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Cërnicë, Kravaricë, Gumnishtë dhe Vrapqiq, ishim dëshmitarë të fuqisë dhe kryengritjes së qytetarëve që duan ndryshim në tubimin e përbashkët me qytetarë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Mbështetja e tyre është dëshmia më e mirë se Gjilani nuk pranon më kthim prapa dhe është gati të sjellë një qeverisje që punon për qytetarët dhe për zhvillimin e hovshëm ekonomik të Gjilanit të ri.

Programi ynë është i qartë, me punë, zhvillim dhe mundësi të reja për çdo familje të këtyre pjesëve dhe politika publike të mirëfillta me mbështetje të fuqishme financiare.

Mobi Casa

Këtë vullnet që po e ndjejmë në çdo tubim do ta kthejmë në konkretizim dhe rezultate direkte.

Bashkë do ta sjellim fitoren e bashkëqeverisjes me qytetarët dhe do ta kthejmë Gjilanin në vendin e merituar!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113