KKVITI

Haziri: Më 12 tetor, qytetarët do t’ia kthejnë besimin e udhëheqjen gjilanasve, jo bedelëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kjo anarki administrative në katër vitet e fundit në Komunën e Gjilanit, pa kryetar, pa buxhet, pa miq, pa donatorë dhe e përjashtuar nga të gjithë, është bërë e padurueshme. Ky ishte mandat i humbur për Gjilanin. Më 12 tetor do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së, qytetarët do t’ia kthejnë besimin e udhëheqjen gjilanasve, e jo bedelëve ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Deri tani kemi realizuar më shumë se 500 takime me qytetarët dhe mbështetja e tyre ndaj Arbërit dhe Listës Kandiduese të LDK-së, është impresive e motivuese.

Edhe kandidatët për Asamble, të mbështetur maksimalisht nga strukturat e partisë, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, duke realizuar qindra takime ditore dorë më dorë e shtëpi për shtëpi, duke treguar kulturë të lartë politike e qytetarie, ballëhapur, me integritet e dinjitet.

Fundamenti

LDK do të aplikoj qeverisje të mirë, të hapur e me transparencë të plotë ndaj qytetarëve, për t’ia rikthyer shpresën Gjilanit dhe dimensionin e një kryeqendre politike, ekonomike, të arsimit, kulturës, sportit e të sigurisë.

Kjo anarki administrative në katër vitet e fundit në Komunën e Gjilanit, pa kryetar, pa buxhet, pa miq, pa donatorë dhe e përjashtuar nga të gjithë, është bërë e padurueshme. Ky ishte mandat i humbur për Gjilanin.

Më 12 tetor do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së, qytetarët do t’ia kthejnë besimin e udhëheqjen gjilanasve, e jo bedelëve.

Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!

GjilaniPertej

BashkePerGjilan

ArberIsmajli113