Hidromorava

Rashiti: Programi për mirëqenien sociale, e në veçanti për personat me aftësi të kufizuar, është programi më i mirë e më serioz

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kemi punuar gjatë e me përkushtim, sepse përtej obligimit ligjor, ai moral vije i pari.
Prandaj, u zotuam që nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara nën 18 vjet, do të përfitojnë mbështetje mujore prej 200 euro ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë e veçantë që sot ta vizitoj edhe qendrën e sindromës Doën, ku bashkëbiseduam ngrohtësisht me menaxherët e kësaj qendre, të cilët përkundër sfidave financiare po arrijnë t’i japin shërbimet e nevojshme për fëmijët.

Programi jonë për mirëqenien sociale në përgjithësi, e në veçanti për personat me aftësi të kufizuar, është programi më i mirë e më serioz.

Uji Dea

Kemi punuar gjatë e me përkushtim, sepse përtej obligimit ligjor, ai moral vije i pari.
Prandaj, u zotuam që nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara nën 18 vjet, do të përfitojnë mbështetje mujore prej 200 euro.

Ndërkaq fëmijët deri në 18 vjet, aktualisht përfitojnë 100 euro në muaj nga ministria përkatëse, e ne premtojmë që nga linja jonë komunale do të përfitojnë shtesë 100 euro plus çdo muaj.

Faleminderit për pritjen!