Isa Agushi, befasia e këtyre zgjedhjeve, njeri i kompletuar me një përvojë ushtarake dhe politike
Gjilan – Isa Agushi padyshim që është befasia e këtyre zgjedhjeve. Ai për një kohë shumë të shkurtër ka arritur ta organizojë dhe strukturojë subjektin e tij politik BNA. Është njeri praktik, i fjalës dhe i besës, një politikan që veç ka dhënë për Gjilan e Kosovë dhe është meritor për shumë iniciativa e zhvillime të gjithmbarshme në Gjilan e Anamoravë. I njohur si Komandant “Dardani” ai shpreson se BNA do të marrë vendin meritor në Asamblenë e Gjilanit.
Isa Agushi, ushtari i Kosharës, i njohur si komandant “Dardani” është kandidat për kryetar të Gjilanit, duke shënuar kështu një befasi për këto zgjedhje.
Për një kohë të shkurtër ai e ka organizuar BNA dhe e ka bërë funksionale në çdo lagje e cep të Gjilanit.
Isa Agushi ka ndjekur një strategji të fort organizative, duke prekur pulsin e qytetarit të rëndomtë dhe të atyre qytetarëve, që kanë mbetur pa krah e mbështetje nga institucionet komunale.
Arma më e fuqishme e tij në këto zgjedhje është :“Mos u besoni atyre që ju kanë rrejtë e mashtruar tash e disa vite”.
Mbi këtë moto Agushi po gjen përkrahje tek shumë qytetarë, të cilët e duan ndryshimin me zemër dhe jo me retorikë.
Isa Agushi ka një CV të pasur dhe mbresëlënëse. Është me Akademi Ushtarake, jurist i Diplomuar, kryetar i Shoqatës Humanitare “Aim Ramadani”, në Zvicër për shumë vite, pjesëmarrës në Koshare dhe Marevc, humanist i madh, kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës dhe Gjilanit, zëri i qytetarëve për tetë vite rresht në Kuvendin Komunal në Gjilan./rajonipress/


