ARKATANA

E dashura e parë e Orhan Pamuk ishte shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I nxitur nga ideja se si James Joyce kishte shkruar një roman tejet voluminoz për qytetin e tij, Dublinin, novelisti turk Orhan Pamuk, pati botuar më 2003, një libër me kujtime të titulluar: “Stambolli: kujtime dhe qyteti” (İstanbul: Hatıralar ve Şehir).

Në këto kujtime, Pamuk rrëfen jetën e tij në Stambollin e viteve ‘50, ‘60 dhe ‘70, nga fëmijëria e hershme e deri në moshën 22 vjeçare, kur ai hoqi dorë nga dëshira e tij për t’u bërë piktor, dhe përfundimisht vendosi të bëhej shkrimtar.

I ndarë në gjithsej 37 kapituj, në kapitullin e 35-të të këtij libri – të titulluar “Dashuria e parë” – romancieri turk rrëfen historinë e lidhjes së tij të parë dashurore. Siç tregon Pamuk, ai u lidh me një vajzë nga një familje e pasur shqiptare e Stambollit, që kishte përfaqësitë e disa kompanive amerikane dhe holandeze, shkruan koha.net.

KKVITI

Ja si e rrëfen këtë histori, Pamuk në kujtimet e tij: “Emri i saj në persisht do të thoshte Trëndafil i zi… më tha se këtë emër, të cilit sigurisht që ia dinte kuptimin, ia pat vënë e ëma në kujtim të gjyshes shqiptare që e kishin quajtur po njësoj. Pas nëntë të mërkurave të mrekullueshme, kur unë pikturoja në heshtje dhe në heshtje bënim dashuri, një shqetësim shumë më i thjeshtë se ky u fut mes piktorit të lumtur dhe modeles së tij…”.

Por kjo lidhje, nuk kishte pasur jetë të gjatë, sepse pas nëntë javësh, çifti i ri ishte pikasur nga prindërit e të dyve, dhe babai i vajzës shqiptare, kishte vendosur ta dërgojë atë në një internat në Zvicër.

‘”Babai do të më tërheqë menjëherë nga shkolla e të më dërgojë në Zvicër’, tha bukuroshja ime dhe nga dy sytë e mëdhenj dy lot i rrëshqitën shpejt drejt filxhanit të çajit që mbante në duar”, kishte shkruar Pamuk në librin e tij./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.