KKVITI

Ismajli: Vazhdojmë pa ndal me takime të vlefshme: Faleminderit “Flexograf” për vendosjen e emrit tuaj si brend gjilanas

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Çfarë krenarie me qenë bashkë me Fatos Ramadanin si kandidat për Kuvend Komunal në “Flexograf”, tek biznesi i bashkëqytetarëve tanë punëtor e vizionar, Bujar e Samet Mustafa. Ky është shembulli i gjallë se si djemtë e Gjilanit me mund e djersë po i rrisin kapacitetet prodhuese dhe po e vendosin emrin e qytetit tonë në rajon e në Evropë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Bujari dhe Sameti bashkë me ekipin e “Flexograf”, me punën dhe përkushtimin e tyre janë ambasadorët më të mirë prodhues dhe bëjnë pjesë si punëdhënësit më kontribut dhënës në qytet.

Bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik, dhe ato do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, sepse aty ku fuqizohet biznesi vendor, fuqizohet edhe komuna jonë.

Uji Dea

Faleminderit “Flexograf” për vendosjen e emrit tuaj si brend gjilanas dhe zotohemi para jush që si qeverisje e ardhshme lokale, do ta keni mbështetjen e plotë në mundësinë e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve përmes politikave të mirëfillta publike.

Ju falënderojmë shumë për pritjen dhe organizimin.

Jemi bashkë në rrugëtimin tonë të përbashkët për projektin Gjilanin e ri.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113