Rashiti: 4.4 milionë euro për studentët e të rinjët
Gjilan – Me programin “Rinia në Punë”, komuna do të subvencionojë krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë që punësohen për herë të parë ka shkruar Riad Rashiti.
Postimi i plotë:
Rritje e bursave në 1000 euro për studentët e dalluar dhe ata nga familjet në nevojë.
Kurse falas në programim, dizajn grafik, marketing digjital dhe freelancing.
Praktika me pagesë për nxënësit e shkollave profesionale në bizneset lokale.
Programe shkëmbimi me shtete të tjera dhe universitete ndërkombëtare.
Do të ndërtojmë Qendrën e Inovacionit dhe Start-up-eve, ku të rinjtë do të kenë hapësira pune, trajnime dhe mentorim.
Me programin “Rinia në Punë”, komuna do të subvencionojë krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë që punësohen për herë të parë.
Këto e shumë më shumë, realizohen vetëm me ne, sepse me ne është #Mamirë për të gjithë!


