Fundamenti

Ismajli: Mikpritje fantastike nga Arben Ukshini në Zhegoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbrëmje e shkëlqyeshme në konakun e mikut tonë Arben Ukshini, në zemër të Zhegocit, ku bashkë me qytetarët e ndershëm të kësaj pjese, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të ngrohtë e plot entuziazëm dhe vullnet për ndryshim, bashkë me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Sami Ahmetin ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Ky takim kishte një karakter të veçantë, gjithëpërfshirës, sepse bashkë me ne ishin përfaqësues nga mbarë Malësia e Zhegocit, njerëz të nderuar, familjarë e bashkëfshatarë, që me përkushtim e dashuri për vendlindjen shfaqën gatishmërinë për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik.

Zhegoci dhe Malësia e Zhegocit është shtylla e krenarisë, e punës dhe e vlerave të vërteta qytetare e njerëzore.

Uji Dea

Bashkë me kandidatin tonë, Sami Ahmeti, dhe me secilin prej jush, do ta bëjmë ndryshimin e madh që e meriton komuna jonë, dhe veçanërisht, këto fshatra.

Rrugëtimi jonë për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me shpresë të re, fillon pas 12 tetorit.

Bashkë, do ta jetësojmë këtë mision të shenjtë për qytetarët tanë!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113