ARKATANA

Deklaratë e përbashkët e subjekteve politike në Kllokot, për ta përkrahur Arbër Eminin, vetëm LVV është kundër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kllokot – Sot, duke vënë interesin e qytetarëve mbi çdo interes partiak, shpallim me vendosmëri të plotë mbështetjen tonë për Arbër Emini me numër 150 – kandidatin shqiptar për kryetar të Komunës së Kllokotit thuhet në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Përparim Rexhepi – Kryetar i LDK-së në Kllokot, Naser Shabani – Kryetar i PDK-së në Kllokot, Ermal Rexhepi – Kryetar i AAK-së në Kllokot, Nijazi Fejza – Kryetar i Iniciativës Shqiptare Mogill-Kllokot, Shqiprim Rexhepi – Kryetar i Iniciativës Qytetare për Mogillën. Takimit dhe kësaj deklarate nuk ju është bashkuar vetëm Admirim Etemi, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kllokot.

Njoftimi i plotë i dërguar nga Arbër Emini:

Deklaratë e Përbashkët
Liderët shqiptarë të Kllokotit
Ne, përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Komunën e Kllokotit, të bashkuar si kurrë më parë, jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet e 12 tetorit kanë rëndësi historike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë në Kllokot.

Sot, duke vënë interesin e qytetarëve mbi çdo interes partiak, shpallim me vendosmëri të plotë mbështetjen tonë për Arbër Emini me numër 150 – kandidatin shqiptar për kryetar të Komunës së Kllokotit.

Ky zotim është dëshmi e unitetit tonë dhe garanci se zëri i shqiptarëve do të jetë i fuqishëm, i pathyeshëm dhe i përfaqësuar denjësisht në institucionet komunale.

Mobi Casa

Ne nënshkruajmë këtë deklaratë të përbashkët, si shenjë e besimit dhe e përgjegjësisë para qytetarëve:
Përparim Rexhepi – Kryetar i LDK-së në Kllokot
Naser Shabani – Kryetar i PDK-së në Kllokot
Ermal Rexhepi – Kryetar i AAK-së në Kllokot
Nijazi Fejza – Kryetar i Iniciativës Shqiptare Mogill-Kllokot
Shqiprim Rexhepi – Kryetar i Iniciativës Qytetare për Mogillën

Takimit dhe kësaj deklarate nuk ju është bashkuar vetëm Admirim Etemi Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kllokot.

Ky bashkim është forca jonë!

Më 12 tetor, fitorja e Arbër Eminit – 150 do të jetë fitore e gjithë shqiptarëve të Kllokotit – fitore e barazisë, e dinjitetit dhe e së ardhmes sonë të përbashkët./rajonipress/