FIDANISHTJA

Intervistohen kandidatët për Komitetin Konsultativ të Ekspertëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komisioni i Kuvendit të Komunës, që përbërja e tyre reflekton nga përfaqësimi politik në Kuvend dhe nga shoqëria Civile, ka përfunduar intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Konsultativ të Ekspertëve, duke përgatitur listën prej shtatë anëtarësh të cilët do t’i propozohen kuvendit për miratim.

Komiteti Konsultativ i Eksperteve të Planifikimit Hapësinor, paraqet një trupë të jashtme të Kuvendit të Komunës e cila është një lidhje e mirë e qytetarit me Komunën në përgjithësi, nga fusha e planifikimit.

Me këtë rast kryetari i komisionit Abdyl Aliu, ka thënë se Kuvendi i Komunës ka zhvilluar të gjitha procedurat e parapara duke respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe vendimet e Kuvendit Komunal.

United Hospital

”Menjëherë pas marrjes së vendimit për themelimin e Komitetit Konsulltativ të Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor si dhe vendimit për shpallje të konkursit për anëtarësim në këtë komitet, Kuvendi Komunal procedoj më tutje në seancën e radhës me nxjerrjen e vendimit për themelimin e panelit – komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të këtij komiteti. Paneli, ka mbajtur dy takime, në takimin e parë është bërë intervistomi, ndërsa sot janë bërë vlerësimet dhe paneli propozon listën me 7 anëtarët”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat janë përfillur, sikur që të gjithë anëtarët e komisionit kanë vlerësuar në mënyrë të pavarur dhe në fund rekomandimi për Kuvendin Komunal është me konsensus të plotë të anëtarëve të komisionit.

Ndryshe, detyrat dhe përgjegjësit e këtij Komiteti janë në dhënien e mendimeve, propozimeve, vërejtjeve në dokumentet e planifikimit hapësinorë që miratohen nga Kuvendi i Komunës, pastaj ofron këshilla profesionale, shqyrton dhe propozon zgjidhje, kujdeset për procedurat si dhe monitoron zbatimin e planeve dhe dokumenteve të tjera të miratuara nga Kuvendi Komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.