Agushi: BNA angazhohet që gratë të jenë sa më shumë të përfshira në vendimmarrje
Gjilan – Në një takim me gratë aktiviste kryetari i BNA i cili edhe është kandidat për kryetar të Gjilanit Isa Agushi ka thënë se angazhohet që gratë të jenë sa më shumë të përfshira në vendimmarrje.
Gruaja në vendimmarrje është pjesë e strategjisë që është në programin tim dhe të qeverisjes së ardhshme ka thënë Isa Agushi kryetar i BNA.
Agushi ka shtuar se në këtë takim me gratë aktiviste është kujdesur që vizioni i gruas të jetë më gjithëpërfshirës në të gjitha sferat e shoqërisë.
“Bashkimi për Ndryshim Anamorava, BNA angazhohet që gratë të jenë sa më shumë të përfshira në vendimmarrje” ka thënë Agushi./rajonipress/


