ARKATANA

Ismajli: Ndryshimi për Gjilanin do të nisë nga fshatrat tona, e do të ndihet në çdo lagje të qytetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Faleminderit shumë Selishta për dëshminë se shpresa jeton dhe forca e qytetarëve është më e madhe se çdo pushtet që tenton ta ndalë me propagandë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në konakun e fshatit Selishtë.
Selishta është vendi që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritëse e madhe dhe përkrahëse e pa kompromis për vizionin tonë për Gjilanin e ri.

Bashkë me miqtë tanë dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Muhadin Haziri, vizituam banorët e Selishtës për të qenë pranë tyre për t’ia përcjellë për së afërmi modelin e ri të bashkëqeverisjes me qytetarët.

ARKATANA

Bashkëbisedimi me ta tregoi edhe një herë se qytetarët e Selishtës e dinë qartë se ku është e mira e Gjilanit dhe si duhet të ecim përpara.

Këta banorë ngritën çështje që na prekin të gjithëve, duke filluar nga infrastruktura e munguar, tek përkrahja për bujqësinë e blegtorinë, nga shëndetësia e arsimi, tek shpresa e rinisë që të mos ikë, por të ndërtojë jetën këtu.

Jam i bindur se me besimin dhe mbështetjen tuaj, ndryshimi për Gjilanin do të nisë nga fshatrat tona e do të ndihet në çdo lagje të qytetit.

Faleminderit shumë Selishta për dëshminë se shpresa jeton dhe forca e qytetarëve është më e madhe se çdo pushtet që tenton ta ndalë me propagandë!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113