FIDANISHTJA

Ismajli: Në takimet e ngrohta me bashkëqytetarët tanë, po marrim mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e madh të mentalitetit qeverisës në vend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Faleminderit shumë, Pogragja, Llovca, Bilinica, Kokajt, Sllubica dhe Stublina. Bashkë, ecim rrugës drejtë rikthimit të bashkëqeverisjes me qytetarët tanë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Bashkë me Kryetarin e Degës, njëherit deputetin e Kuvendit të Republikës, Lutfi Haziri, deputeten e Kuvendit të Republikës, prof. Hykmete Bajrami, kandidatët për Kuvendin Komunal Arbër Hasani dhe Djellza Ademi, ishim në takim me qytetarët e Pogragjës, Llovcës, Bilinicës, Kokajve, Sllubicës dhe Stublinës.

Në këtë takim të ngrohtë me bashkëqytetarët tanë, morëm mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e madh të mentalitetit qeverisës në vend.

Eco Higjiena

Vullneti dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e madhe se bashkë do ta kthejmë komunën tonë në rrugën e zhvillimit dhe të punës për Gjilanin e ri.

Bashkë, do të punojmë për këto fshatra në projekte konkrete në infrastrukturë, arsim, bujqësi dhe shërbime më të mira për qytetarët.

Faleminderit shumë, Pogragja, Llovca, Bilinica, Kokajt, Sllubica dhe Stublina.

Bashkë, ecim rrugës drejtë rikthimit të bashkëqeverisjes me qytetarët tanë.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113