ARKATANA

Ismajli: Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontinjerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ. Biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fatos Ramadani, me shumë kënaqësi vizituam fabrikën “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontinjerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ.

Biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë.

FIDANISHTJA

Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve të Gjilanit, sepse vetëm kështu ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, krijojmë vende pune dhe i japim qytetit atë që e meriton.
Faleminderit shumë “ON TRADE FAB”, për mirë organizimin dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm.

Krenar për epitetin e emrit “Made in Gjilan”.

Bashkë me ju, punëtorë të ndershëm dhe me prodhuesit tanë, do ta ndërtojmë Gjilanin e zhvillimit, Gjilanin e shpresës dhe Gjilanin e krenarisë!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113