Rendimentet e grurit këtë vit më të ulëta kurse cilësia më e mirë
Kamenicë – Këtë vit rendimentet kanë qenë më të ulëta, kurse cilësia e grurit ka qenë më e mirë. Në procesin e korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës këtë vit kanë qenë të përfshirë rreth 29 autokombajna thojë zyrtarët komunal.
Fushata e korrje – shirjeve në komunën Kamenicës zyrtarisht ka filluar më datë, 13.07.2015, kurse kanë përfunduar më 31.07.2015, që do të thotë se procesi i korrje – shirjeve ka zgjatur rreth 18 ditë. Sipërfaqet e korrura për këtë vit kanë qenë me grurë 1700 ha, elb 70 ha, tërshërë 20 ha si dhe trotikall 30 ha.
Rendimenti mesatar te gruri ka qenë 3.600 kg./ ha, te elbi 2.800 kg./ha, te tërshëra rreth 1.800 kg./ha si dhe te Trotikalli rreth 4.500 kg./ ha kanë bërë të ditur zyrtarët komunal.
Sipas tyre të gjitha sipërfaqet e korrura me këto kultura i kanë takuar sektorit privat. Këtë vit rendimentet kanë qenë më të ulëta, kurse cilësia e grurit ka qenë më e mirë. Në procesin e korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës këtë vit kanë qenë të përfshirë rreth 29 autokombajna.
Edhe këtë vit sikurse viteve tjera korrje – shirjet janë përcjellë dhe janë zhvilluar në bazë të programit të korrje-shirjeve të hartuar nga D.B.P.ZH.R.
si dhe rregullores komunale për korrje-shirje.
Bazuar në rregulloren komunale, kryetari i komunës z. Begzad Sinani, me kohë e kishte formuar komisionin për korrje-shirje në përbërje: Nejazi Fera- kryetar, Halim Leci-nënkryetar, Musa Ismajli – anëtarë, Fadil Morina anëtarë dhe Miomir Iliç -anëtarë.
Komisioni ka filluar punën së pari në përgatitjen e dokumentacionit, ka bërë kontrollimin teknikë të autokombajnave dhe i ka pajisur me procesverbal mbi plotësimin e kushteve minimale teknike, njoftimin mbi procedurat e Korrje-shirjes, mbrojtjes nga zjarri, formularët për sipërfaqet e korrura, e pastaj organi kompetent Komunal i ka pajisur me leje të punës.
Po ashtu, komisioni për së afërmi e ka përcjellë fushatën e korrje-shirjeve, ka ndërhyrë në rastet e mos respektimit të çmimit të korrjes, mos mbajtjes së rendit, aty ku kombajnerët nuk e kanë respektuar rregulloren.
Rëndësi të veçantë komisioni i ka kushtuar mënyrës dhe cilësisë së korrjes në mënyrë që humbjet e drithit të jenë sa më minimale. Fushata e korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës është realizuar me sukses thuhet në njoftimin e Komisionit komunal të korrje – shirjeve./rajonipress/


