KKVITI

Shoqëria civile takohet me krerët institucionalë të Bujanocit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot, përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Shoqata e Gazetarëve “Etika” dhe Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, zhvilluan një takim pune me drejtuesit e qeverisjes lokale në kuadër të Koalicionit “Fronti për Ndryshim” në Bujanoc. Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetari i Asamblesë komunale, Driton Rexhepi, dhe këshilltari komunal, Basri Veseli.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me veprimtarinë e dy organizatave, të udhëhequra nga Nexhmedin Saqipi dhe Sevdail Hyseni, si dhe diskutimi mbi sfidat dhe zhvillimet në fushën e kulturës dhe informimit në vend e rajon.

Eco Higjiena

Përfaqësuesit e shoqërisë civile theksuan rëndësinë e krijimit të një hapësire më të gjerë bashkëpunimi ndërmjet sektorit joqeveritar dhe institucioneve komunale, duke vënë theksin tek nevoja për mbështetje në promovimin e kulturës dhe një informimi sa më cilësor.

Nga ana e tyre, drejtuesit e pushtetit lokal u shprehën se janë të vetëdijshëm për sfidat ekzistuese dhe u zotuan se do të angazhohen në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e një kulture të mirëfilltë dhe një sistemi informimi të avancuar në Bujanoc. Rejhane Rexhepi