Eko Higjiena

Ismajli: Bizneset si “FLORA REHAU”, janë pasuri e jona kombëtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bashkë, si qeverisje e ardhshme do të jemi përkrah tyre, në çdo kohë, e në çdo çast deri në realizmin e kërkesave dhe interesave tyre jetike për mundësi rritje dhe zhvillimi për Gjilanin e Ri ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
“FLORA REHAU” nga Gjilani është një nga bizneset e suksesshme që po e bëjnë krenar qytetin tonë.

Kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm ishte vizita jonë në këtë fabrikë.

Uji Dea

Me operimin e tyre, “FLORA REHAU” është fabrikë e cila është shembulli më i mirë i punës, përkushtimit dhe inovacionit vendor, duke krijuar produkte cilësore me standardet më të larta, vende pune për qytetarët tanë dhe duke e forcuar ekonominë lokale, ekonomi e cila nuk po gjenë përkrahje nga pushteti aktual.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë z. Cen Osmani dhe z. Bekim Shala, dy njerëz të dalluar dhe të përkushtuar që me punën e tyre po e bëjnë diferencimin e së mirës në prodhim dhe plasim tregu.

Bizneset e tilla si “FLORA REHAU”, janë pasuri e jona kombëtare dhe dëshmojnë se Gjilani ka fuqi për të qenë shembull zhvillimi e ndërtimi.

Bashkë, si qeverisje e ardhshme do të jemi përkrah tyre, në çdo kohë, e në çdo çast deri në realizmin e kërkesave dhe interesave tyre jetike për mundësi rritje dhe zhvillimi për Gjilanin e Ri.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113