KKVITI

Ismajli: Vërbica e Zhegovcit do të ketë vendin dhe trajtimin e merituar nga ana e qeverisjes sonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Falënderojmë shumë Nëndegën Vërbicë e Zhegovcit, për këtë organizim dhe mobilizim për ta ndërruar pushtetin i cili për katër vite nuk ka gjetur kohë e mundësi për të investuar në këto pjesë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Nëndega Vërbicë e Zhegovcit është vizita e radhës, ky vend është një pjesë e bukur e një thesar natyror i Gjilanit, e cila përbëhet nga njerëz të veçantë, shumë mikpritës e besa edhe punëtorë të jashtëzakonshëm.

Kjo trevë shquhet për mikpritjen bujare e për njerëz punëtorë të cilët janë lënë krejtësisht anash nga pushteti aktual.

Mobi Casa

Këta njerëz kanë nevoja imediate për projekte kapitale që do t’ua lehtësonin jetën dhe do të hapnin mundësi të reja zhvillimi.

Falënderojmë shumë Nëndegën Vërbicë e Zhegovcit, për këtë organizim dhe mobilizim për ta ndërruar pushtetin i cili për katër vite nuk ka gjetur kohë e mundësi për të investuar në këto pjesë.

Ju nuk keni kohë më për të humbur.
Vërbica e Zhegovcit do të ketë vendin dhe trajtimin e merituar nga ana e qeverisjes sonë.
Bashkë, ecim për fitore.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113