Vitia po punon me grupet punese për hartimin e planit të mobilitetit
Viti – Organizuar nga projekti DEMOS sot është mbajtur një punëtori me qëllim të vazhdimit të punëve në hartimin e planit të mobilitetit dhe gjendjes ekzistuese.
Gjatë kësaj punëtorie kanë marrë pjesë pjesëtarët e grupit punues së fushës së mobilitetit, përfaqësuesit e DEMOS-it dhe të kompanisë konsulente “Ekoinvest”.
Pjesë e hartimit të këtyre planeve të mobilitetiti janë edhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira.
Gjatë kësaj punëtori me theks të veçantë është punuar në hartimin dhe përfundimin e kapitullit të dytë të planit të mobilitetit.
Gjithashtu grupet punese kanë diskutuar edhe për gjendjen ekzistuese, mënyrës së mbledhjes së të dhënave, identifikimin e vendeve të rrezikshme në pjesën të rrugëve në afërsi të objekteve por edhe rreth sigurisë dhe sinjalizimit.
Në pjesën e dytë të kësaj punëtorie është diskutuar për trafikun e çiklistëve, parkingjet, transportin kolektiv të atij publik dhe privat por edhe rreth ngarkesave në trafik, lëvizjeve të personave me nevoja të veçanta si dhe për inventarizimin e aseteve të ndërlidhura në mobilitet./rajonipress/

