Arbër Ismajli: Fahredin Hajdari, është simbol i një njeriu të urtë, fjalëpakë, e mbi të gjitha, shumë punëtorë
Gjilan – Fahredin Hajdari, është aktivisti jonë i devotshëm, i cili për shumë vite ka dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e zërit për zhvillimin e politikave publike për lagjën e tij, por, edhe të qytetit tonë, në përgjithësi.
Të dashur qytetarë,
Fahredin Hajdari, është aktivisti jonë i devotshëm, i cili për shumë vite ka dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e zërit për zhvillimin e politikave publike për lagjën e tij, por, edhe të qytetit tonë, në përgjithësi. Me Fahredinin në Kuvend, dhe me qeverisjen tonë, bashkë, do ta ndërtojmë Gjilanin, anë e kënd tij ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Fahredini, është simbol i një njeriu të urtë, fjalëpak, e mbi të gjitha, shumë punëtorë.
Ka vendosur t’i hyjë garës për Asamble Komunale me qëllim që të jetë në vendin e duhur për t’i përfaqësuar kërkesat e bashkëqytetarëve.
Me Fahredinin në Kuvend, dhe me qeverisjen tonë, bashkë, do ta ndërtojmë Gjilanin, anë e kënd tij.
BashkePerFitore
GjilaniPertej
BashkePerGjilan
ArberIsmajli #113
FahredinHajdari #22
Fahredin Hajdari: Kam shërbyer me përkushtim dhe besnikëri
Që nga vitet e hershme të angazhimit tim në Forumin Rinor të LDK-së, kam shërbyer me përkushtim dhe besnikëri ndaj vlerave të kësaj partie dhe komunitetit tonë.
Me kalimin e viteve, kam marrë përgjegjësinë e Kryetarit të nëndegës VIII, detyrë të cilën e kam ushtruar me përgjegjësi dhe afërsi me qytetarët.
Pas kësaj përvoje të gjatë pune, ka ardhur momenti të paraqes kandidaturën time për Asamblenë Komunale të Gjilanit në zgjedhjet e këtij viti.
Së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, Arbër R. Ismajli
Unë, si kandidat, në këto zgjedhje do të kem numrin 22.
Lagja e tetë i jep përkrahje Fahredin Hajdarit
“Ne si nëndegë e lagjes sonë, me unitet të plotë dhe bindje të palëkundur, qëndrojmë fuqishëm përkrah kandidatit tonë për asamble Fahredin Hajdari. Besojmë në vizionin, përkushtimin dhe punën tënde për të sjellë ndryshim të vërtetë. Zëri ynë është i bashkuar, fuqia jonë është bashkëpunimi, dhe fitorja jonë do të jetë e përbashkët!”./rajonipress/



