Fundamenti

Ahmeti: Inspeksioni ka asgjësuar mbi 18 tonë produkte ushqimore me afat të skaduar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me qëllim që qytetarët e komunës së Vitisë të njihen me punën e Drejtorisë së Inspeksionit sot është mbajtur një konferencë e rregullt për shtyp nga U.D i Drejtorisë së Inspeksionit, Skendër Ahmeti i cili gjatë këtij takimi ka folur për punën e kësaj drejtorie si në mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet me afatet e skaduar dhe nga mashtrimet, mbrojtje të ambientit, verifikimin e linjave të qarkullimit në komunikacion, lirimin e pronave të uzurpuarave publike si dhe shumë çështje të tjera të cilat ndërlidhën me drejtorin në fjalë.

Skënder Ahmeti, U.D i Drejtorisë së Inspeksionit, gjatë konferencës së rregullt për shtyp sot ka folur në veçanti edhe për mbrojtjen e qytetarëve nga produktet me afat të skaduar nga inspektorët e tregut duke përmendur se deri me tani janë asgjësuar në këtë komunë mbi 18 tonë produkte ushqimore. “Inspektorët e tregut janë aktiv në teren sidomos tani kur kemi temperatura të larta dhe kur bashkëqytetarët tanë kanë ardhur nga bota e jashtme. Ne kemi qenë në shërbim të tyre duke i përcjellë të gjitha artikujt ushqimor dhe duke e shikuar për afatshmerinë e tyre dhe atë në bashkëpunim me inspeksionin sanitar” u shpreh Ahmeti.

Ai tha se po ashtu ata kanë vëzhguar edhe rreth dyshimeve të ngritura nga qytetarët për mos përputhjen e çmimeve në rafta dhe në pagesat kur bëhet të arka.

Hidromorava

Ai tha se pas këtyre shqetësimeve të ngritur Drejtoria e tij ka bërë mbi 100 inspektime duke kërkuar nga qytetarët vitias që të bashkëpunojnë me drejtorinë në fjalë për rastet e tillë duke potencuar se drejtoria e Inspeksionit do të veprojë në kuadër të ligjeve në fuqi.

Ahmeti ka përmendur veç e veç edhe punën e sektorëve të tjerë në kuadër të kësaj drejtorie si për mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet me afatet e skaduar dhe nga mashtrimet, mbrojtje të ambientit, verifikimin e linjave të qarkullimit në komunikacion, lirimin e pronave të uzurpuarave publike, lojërat e fatit etj.

Për më shumë gjatë ditës në vijim do të publikojmë edhe video incizimin nga kjo konferencë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.