UBT

Komuna e Vitisë vazhdon përkrahjen e fermerëve me mekanizmat bujqësor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë, ka vazhduar me përkrahjen e fermerëve përfitues me mekanizëm të ndryshëm bujqësor. Me këtë rast sot kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira kanë bërë shpërndarjen e 37 plugjeve, 30 rrotokosa, 5 mbjellëse të patates dhe 4 nxjerrëse te patates.

Me këtë rast Haliti tha se komuna e Vitisë po vazhdojnë me ciklin e përkrahjes së fermerëve vitias, duke potencuar se ai është krenar me fermerët vitias dhe produktet bujqësore që plasojnë ata në treg.

Ai gjithashtu tha se me përkrahjen e fermerëve me mekanizmat e ndryshme bujqësor rritet zhvillimi ekonomik në veçanti gjenerimi i të hyrave.

I pari i Vitisë theksoj gjithashtu se qeverisja lokale në Viti në mënyrë progresive do të bëjë rritjen e përkrahjes së tyre duke shikuar edhe mundësitë që në të ardhmen t`i furnizoj ata me mekanizma të tjerë bujqësor.

FIDANISHTJA

Kurse Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se vlera e përgjithshme e këtyre mekanizmave bujqësor është mbi 75 mijë euro dhe se ku 20% e vlerës është participim nga vetë fermerët përfitues, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga buxheti i komunës së Vitisë.

Ai falënderoj kryetarin Haliti që ka mundësuar blerjen e këtyre mekanizmave dhe tha se furnizimi është bërë sipas kërkesave që kanë pasur fermerët e kësaj komune.

Drejtori Pira gjithashtu e cilësoj këtë vit si më të suksesshëm në furnizimin e fermerëve me mekanizëm bujqësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.