Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për krime kompjuterike, edhe Gjilani në shënjestër
Prishtinë – Të martën drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me FBI, ka identifikuar tre të dyshuar të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike (vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike për infektimin e kompjuterëve). Në bashkëveprim me Prokurorinë e Shtetit, është ndërmarrë operacioni për arrestimin e të dyshuarve të rastit, kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes të provave. Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.
Të dyshuarit janë: L.I. lindur me 1990, L.M. i lindur më 1992, L.Sh. i lindur me 1989.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 6 (gjashtë) laptop;
• 2 (dy) shtëpiza kompjuterike;
• 7 (shtatë) telefona mobil;
• 1 (një) hard disk i jashtëm;
• 5 (pesë) USB;
• 20 (njëzet) CD;
• 5500 (pesë mijë e pesëqind) euro;
• 1 (një) veturë
Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/


