Ekrem Kryeziu synon ulësen në Asamblenë Komunale, për shumë vite ka shërbyer me përkushtim e ndershmëri
Gjilan – Dr. Ekrem Kryeziu është pjesë e PDK-së që nga themelimi dhe një nga figurat unifikuese brenda saj dhe përherë pranë qytetarëve të Gjilanit, duke u shërbyer me përkushtim dhe ndershmëri si mjek dhe për 14 vite shef i Shërbimit të Urgjencës pran QKMF në Gjilan.
Ai ishte asambleist mandatin e fundit në Kuvendin Komunal, duke punuar me përkushtim dhe besim ndaj qytetarëve.
Ekremi si i ri është dalluar me talentin e tij në futboll duke qenë pjesë aktive e futbollit të kohës duke filluar nga kategoritë e reja e deri në ekipin e parë të qytetit të Gjilanit para viteve 90- ta kur edhe bashkë me shumicën e futbollistëve shqiptarë braktisi futbollin e RSFJ duke u rreshtuar në Ligën pavarur të Kosovës.
Gjatë periudhës së okupimit Ekremi, ka dhënë kontribut të madh për futbollin, si futbollist në KF Drita, pastaj KF Studenti dhe KF Kika.
Në periudhën e luftës dr. Ekremi zhveshë dresën e futbollistit duke veshë uniformën e Lavdishme te UÇK-së për të dhënë kontributin e tij në lirinë e vendit.
Pas luftës kthehet në fushën e blertë edhe për disa vite, për tu përshëndetur nga futbolli.
Për shumë vite ka qenë kryetar i Këshillit të fshatit në Dobërçan ku është dalluar për punë dhe angazhim në të mirë të qytetarëve pa asnjë dallim.
Ekremin qytetarët e Gjilanit e njohin për së afërmi nga profesioni më human, profesioni i mjekut të cilin e kryen me nderë dhe dinjitet çdo ditë në përballje me problemet shëndetësore të qytetarëve Gjilanas.
PDK
riadrashiti per Kryetar të Komunës
Dr. Ekrem Kryeziu
mamirë për Komunën
naduheshedheti
Ekrem Kryeziu


