ARKATANA

Gjashtë arsyet pse duhet të votoni numrin 6 – Mrika Krasniqi Shala

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ky numër nuk është rastësi – ka një lidhje të veçantë me qytetin tonë ka shkruar Mrika Krasniqi Shala.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Unë, Mrika Krasniqi Shala, jam pjesë e listës së PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 6.

Ky numër nuk është rastësi – ka një lidhje të veçantë me qytetin tonë:

Uji Dea

*Gjilani ynë bart kodin 06 si qytet.

*Numri postar i komunës sonë fillon me 60000.

  • Dhe unë jam në listë me Nr. 6, duke simbolizuar lidhjen e ngushtë me qytetin tonë.

6 arsyet pse duhet të votoni Nr. 6 – Mrika Krasniqi Shala:

  1. Përfaqësim dinjitoz dhe zë i fuqishëm për qytetarët e Gjilanit.
  2. Përkushtim për përmirësimin e shëndetësisë komunale dhe kushteve në QKMF.
  3. Angazhim për shkolla më të mira dhe pajisje moderne për nxënësit.
  4. Përkujdesje ndaj lagjeve dhe infrastrukturës, duke mos lënë askënd anash.
  5. Zëri i grave dhe familjeve do të jetë i pranishëm fuqishëm në Kuvend.
  6. Transparencë, përgjegjësi dhe punë me ndershmëri për të mirën e përbashkët.

Më 12 tetor mbani mend: Nr. 6 në fletëvotim – për një Gjilan më të mirë!