BNA e mobilizuar për zgjedhjet e tetorit 2025
Gjilan – Isa Agushi kryetar i BNA ka thënë se strukturat e Bashkimit për Ndryshim Anamorava, (BNA), janë të mobilizuara për fillimin e fushatës për Zgjedhjet Komunale të 12 tetorit 2025.
Agushi ka thënë se BNA do të jetë një model dhe forcë ndryshe e zgjedhjeve lokale.
”Gjilanit i duhet një ndryshim urgjent sepse kemi mbetur mbrapa, në të gjitha aspektet. Jemi komuna më e pazhvilluar dhe kjo ka ndodhë për shkak të paditurive të qeverisjeve komunale, e ne kemi energji dhe kuadro që mund ta avancojmë Gjilanin, në të gjitha fushat” ka thënë Agushi.
Isa Agushi është i bindur se BNA do të pritet mirë nga qytetarët gjilanas dhe më gjerë sepse është parti e risive, parti e respektit, e fjalës dhe besimit qytetar./rajonipress/


