Eko Higjiena

Ibishi: Sot nis ri – rrugëtimi ynë drejt një të ardhmeje edhe më të mirë për çdo qytetar!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me vizion, përkushtim dhe energji të re, jemi gati që në vazhdimësi të japim atë që vendi ynë meriton. Me përkushtim të plotë duhet të angazhohemi në politika konkrete për punësimin e të rinjëve, arsim profesional, mbështetje për bizneset e reja të të rinjve dhe krijimin e hapësirave kulturore- sportive ka shkruar Ibish Ibishi.

Postimi i plotë:

Të dashur familjar, të nderuar bashkëvendës, të rinjë e të reja të Dobërçanit dhe në përgjithësi të Komunës së Gjilanit bashkohuni me ne në këtë fushatë SHPRESE dhe ANGAZHIMI për një zë të fuqishëm për një të ardhme të ndritshme !

Në çdo takim, në çdo rrugë, në çdo shtëpi e lagje ashtu sikurse unë besoj se të gjithë e ndjejmë dhe përjetojmë dhimbjen nga migrimi i rinisë !

Por sot, duhet t’ju themi me zë të lartë dhe të fuqishëm:
“RINI RRINI, MOS SHKONI !
KOSOVA, GJILANI, DOBËRÇANI ka DRITË PËR JU-së bashku do të angazhohemi për ta ndezur atë dritë !
KOSOVA, GJILANI, DOBËRÇANI ka nevojë për ju !
KOSOVA, GJILANI, DOBËRÇANI ka hapësirë për ju !

Të angazhohemi të gjithë që institucionet të ndërtojnë një DOBËRÇAN, GJILAN, KOSOVË që i jep rinisë arsye për të qëndruar dhe ndërtuar në vendin e vet, që i jep dritë rinisë, jo shpresë të rreme !

UBT

Me përkushtim të plotë duhet të angazhohemi në politika konkrete për punësimin e të rinjëve, arsim profesional, mbështetje për bizneset e reja të të rinjve dhe krijimin e hapësirave kulturore- sportive !

RINI, MOS SHKO!
Ky vend NDRIÇON edhe për ju!
Ju jeni brezat që nuk duhet të pranoni të largoheni!
Ju jeni ata që duhet të ndërtoni këtu, jo diku larg!
Ju jeni gjaku dhe forca që i jepni jetë e gjallëri Dobërçanit, Gjilanit dhe gjithë vendit !
Ju meritoni një komunë që ju dëgjon, ju mbështet dhe ju fuqizon!

Nuk mund dhe nuk duhet të rrimë duarkryq dhe vetëm të shikojmë teksa rinia jonë largohet, është koha për t’u angazhuar, vepruar, dhe ndalur këtë zbrazje të heshtur.

Stop migrimit të mëtutjeshëm!
Të kthehet shpresa në veprim – për t’ju dhënë arsye rinisë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu në tokën e vet !

Ftoj të gjithë qytetarët që me votën e tyre të bëhen pjesë e ndryshimit që i jep DRITË rinisë dhe forcë komunës !

Voto
AAK
Ibish Ibishi